MaqedoniTop Lajme

Mickoski: Projektet që i nisëm në 18 muajt e fundit е marrin formën e tyre

Shpërndaje

Mirëdita edhe nga unë.

Njeriu nuk mund të mos jetë i kënaqur dhe do të thosha, edhe i emocionuar kur merr pjesë në një ngjarje të tillë, një shkollë e re për më të vegjlit, për fëmijët. Është mirë që një pjesë e madhe e projekteve që i nisëm në 18/19 muajt e fundit po marrin konturën e tyre, fizionominë e tyre. Vitin e përfunduam me Klinikën e rinovuar të Gjinekologjisë dhe Obstetrikës, pastaj vitin e hapëm me katër kopshte të reja për fëmijë, në Koçan, Karbincë, Sopisht dhe Gjevgjeli, tani edhe kjo shkollë “Bllazhe Koneski” këtu në Aerodrom me kushte, do të thosha, ideale për mësim, ndërsa kur të kthehem nga mungesa zyrtare në Davos do ta vëmë në funksion edhe shkollën e rinovuar, përkatësisht gjimnazin në Tetovë “Kirill Pejçinoviq” dhe kështu do të vazhdojmë me dorëzimin e të gjitha atyre projekteve që i nisëm në këta 18/19 muaj.

Këtu nuk duhet të harrohen as sallat sportive, më tej bulevardet, rrugët ekspres, hekurudha, segmentet e autostradave dhe shumë projekte që u realizuan gjatë këtyre 18/19 muajve. Në fund të fundit, këtë ua kemi premtuar qytetarëve dhe këtë do ta dorëzojmë në kuadër prioriteteve dhe mundësive.

Më lejoni të përgëzoj kryetarin e komunës për punën e përkushtuar këtu në Komunën e Aerodromit, të falënderoj ministrin përkatës, deputetët, këshilltarët, administratën e Komunës së Aerodromit, të falënderoj punonjësit e shkollës dhe mbi të gjitha prindërit dhe fëmijët që patën durim dhe që, si rezultat i atij durimi, do të kthehen sërish në këtë shkollë dhe do të mund të ndjekin mësimin në kushte më bashkëkohore.

Edhe një herë u uroj shumë ditë të gëzuara shkollore, të fitojnë shumë dije, ndërsa për punonjësit, natyrisht, punë të suksesshme dhe që ta përcjellin sa më me sukses atë dije te më të vegjlit tanë, fëmijët.

Faleminderit.

Lajmi i plotë: https://vlada.mk/sq-AL/odnosi-so-javnost/obrakjanja/mickoski-proektite-koi-gi-pocnavme-izminatite-18-meseci-ja-dobivaat-svojata-kontura