Nga mesnata rriten çmimet e benzinës dhe naftës
Çmimet e benzinës dhe të naftës do të rriten nga sonte në mesnatë për 1,5 dhe 2 denarë, njoftoi Komisioni Rregullator për Energjetikë, Shërbime të Ujit dhe Shërbime për Menaxhimin e Mbeturinave Komunale të Republikës së Maqedonisë së Veriut (KRRE).
Nga data 21.1.2026, nga ora 00:01, çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:
Benzinë motorike EUROSUPER BS – 95: 72,00 denarë/litër
Benzinë motorike EUROSUPER BS – 98: 74,00 denarë/litër
Naftë EURODIZEL BS (D-E V): 66,50 denarë/litër
Vaj për ngrohje Ekstra i lehtë 1 (EL-1): 66,00 denarë/litër
Mazut M-1 NS: 32,987 denarë/kilogram
Çmimet me pakicë të benzinave EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98, si dhe të vajit ekstra të lehtë për amvisëri (EL-1), rriten për 1,50 denarë për litër.
Çmimi me pakicë i EURODIZELIT (D-E V) rritet për 2,00 denarë për litër.
Çmimi me pakicë i mazutit M-1 NS rritet për 0,854 denarë për kilogram dhe tani do të jetë 32,987 denarë për kilogram.

