BotaTop Lajme

Trump flet për mavijosjen në dorën e majtë: E kam goditur një tavolinë në Davos (Video)

Shpërndaje

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka folur sërish për mavijosjen që i shihet në dorën e majtë.

Ai ka deklaruar se mavijosja e madhe është shkaktuar pas një goditjeje ndaj mobilieve në Zvicër.

“E kam goditur te tavolina”, ka thënë ai për “CNN” gjatë fluturimit me “Air Force One”.

“I vendosa pak, si e quajnë atë? Krem mbi të. Por e kam goditur”, ka shpjeguar lideri amerikan.

Më herët gjatë ditës, Shtëpia e Bardhë kishte bërë një deklaratë të ngjashme, duke treguar se 79-vjeçari e kishte goditur dorën në tavolinën e nënshkrimeve gjatë një ngjarjeje të Bordit të Paqes në Davos, Zvicër.