MaqedoniTop Lajme

Fetai: Ranë maskat, “Safe City” kaloi, pazaret dështuan

Shpërndaje

Reagimi nga Fetai:
Të premten në Kuvend ranë dy maska përnjëherë.
Ligji për kundërvajtje u miratua dhe i hap rrugë “Safe City”, një hap që realisht e rrit sigurinë në komunikacion. Po sot u zgjodh edhe Faton Selami si Avokat i Popullit, një profesionist që i duhet vendit.
Këto dy vendime e demaskuan klikën që mbajti shqiptarët peng me bllokada e skenare për pazare personale. Sot tentuan sërish ta keqpërdorin “badenterin” për interesa të ngushta, duke dashur të prodhojnë një skenar të ngjashëm me atë të “Dhomës 161” të Kuvendit, kur jargativeshin që të rrinë në pushtet.
Sot u pa qartë se qytetari për ta është vetëm mjet, ndërsa pushteti është qëllimi. Po ashtu i ashtuquajturi “Front Evropian” nuk ekziston. Ekziston vetëm një grup deputetësh të shpërndarë, pa busull. Dhe kjo është arsyeja pse anija e Ali Ahmetit është fundosur pa kthim. S’mund të riparohet, sepse është mbështetur te piratët e saj të vjetër politikë.
Gënjeshtrën dhe fasadën i kanë pasur A, B, C të tyre, prandaj gjithçka po u rrënohet.
Mashtrimi politik kurrë s’është recetë për fitore.