RajoniTop Lajme

Tensionet në Tiranë, Berisha premton: Edi Rama kërkoi përleshje, përleshje do të ketë!

Shpërndaje

Nga shkallët e selisë bli, kryedemokrati Sali Berisha deklaroi se Edi Rama kërkoi përleshje me qytetarët sonte, dhe përleshje do të ketë!

“Së pari, mirënjohje të pakufishme guximtarëve, demokrateve e demokratëve, protestuesve, qytetarëve që sot në protestën më të fuqishme, lebetitën regjimin e urryer të Shqipërisë dhe shqiptarëve.

Lebetitën narkodiktatorin. Është kryekriminel. Kreun e organizatës kriminale. Të mbledhur nga Tirana dhe mbarë Shqipëria, në një protestë në të cilën dhanë mesazhin më të fuqishëm Edi Ramës.

Mesazhi ishte e thjeshtë: vrimën e miut nuk do ta gjesh më. Ia thashë dje, në rast se je burrë, qëndro në zyrë. Por as në zyrë nuk ishte, por në tunelet e Surrelit ishte futur”, tha Berisha.

VIDEO – LIVE – JA ÇFARË NDODH NË TIRANË