Kronikë e zezëMaqedoniTop Lajme

MPB: Ndërpritet transporti i 150 kilogram marihuanë, ndalohen tre persona nga Shkupi

Shpërndaje

Më 27.01.2026, Departamenti për Goditjen e Krimit të Organizuar dhe të Rëndë pranë MPB-së në PTHP NKOK ngriti kallëzim penal kundër M.Z. (37), I.B. (61) dhe G.B. (59), të gjithë nga Shkupi, për shkak të dyshimit të bazuar për kryerje të veprës penale “prodhimi i paaurtorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve” sipas nenit 215, paragrafi 3 në lidhje me paragrafin 1 të Kodit Penal.

Me fjalë të tjera, më 26.01.2026 M.Z. bleu një automjet motorik “Opel Kombo” me targa kombëtare zvicerane nga një person nga Struga, në të cilin së bashku me I.B., vendosën drogë narkotike marihuanë, me ç’rast e kontaktuan G.B. me qëllim që automjeti motorik të tërhiqej nga Struga deri në Shkup për një çmim prej 200 eurosh, sepse nuk ishte në gjendje për qarkullim. Pasi mbërritën në Shkup, i denoncuari i parë M.Z. së bashku me të denoncuarin e dytë I.B. kërkuan prej të denoncuarit të tretë G.B. për shumë prej 40 eurosh të vazhdojë të ngasë deri në Sveti Nikollë, pas një automjeti motorik “Mercedes” me të cilin ata udhëtonin. Në një rrugë rajonale pranë Sveti Nikollës, nëpunësit policorë, pasi kishin marrë më parë informacion se do të kryhej transporti i një sasie të madhe droge, ndaluan mjetin transportues “Iveko” që e tërhiqte automjetin “Opel Kombo” dhe gjatë kontrollit të sediljes së pasme dhe bagazhit të automjetit “Opel”, janë gjetur tetë torba në të cilat kishte 50 pako me marihuanë.

Pas një ekspertize të kryer në Departamentin e Ekzaminimeve pranë MPB, u vërtetua se bëhej fjalë për 150 kilogramë marihuanë.