BotaTop Lajme

Qindra myslimanë bëjnë iftar dhe falin teravitë në zemër të Nju Jorkut (VIDEO)

Shpërndaje

Besimtarët myslimanë u mblodhën të premten në Times Square të New Yorkut për të falur namazin e taravisë, një lutje e veçantë që kryhet gjatë muajit të Ramazanit.

Kjo është hera e pestë që ky aktivitet mbahet në këtë vend të famshëm. Organizatorët thanë se shpërndanë gati 2,000 vakte falas për iftar, të destinuara për myslimanët, por edhe për këdo që kishte nevojë për ndihmë.

Taravija është një formë adhurimi që rekomandohet veçanërisht gjatë Ramazanit dhe është një nga lutjet më të rëndësishme në këtë periudhë.