MaqedoniTop Lajme

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, viziton Tetovën më 28 shkurt

Shpërndaje

Qyteti i Tetovës do të mirëpresë Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, në një vizitë zyrtare që do të realizohet të shtunën, më 28 shkurt, duke filluar nga ora 09:30.

Vizita e Presidentit Begaj përbën një moment të rëndësishëm për forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe thellimin e lidhjeve vëllazërore mes shqiptarëve në rajon. Gjatë qëndrimit në Tetovë, pritet të zhvillohen takime dhe aktivitete me përfaqësues institucionalë dhe figura të jetës publike.

Autoritetet theksojnë se kjo vizitë ka peshë të veçantë simbolike dhe politike, duke reflektuar përkushtimin për bashkëpunim më të ngushtë dhe koordinim në interes të qytetarëve.

Njoftimi nga Bilall Kasami: