BotaTop Lajme

Sulmi ndaj Iranit, shihni imazhet live nga Teherani dhe Tel Avivi. Shënjestër ishte zyra e Liderit Suprem, Ali Khamenei

Shpërndaje

Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës nisën një sulm gjatë ditës së shtunë, më 28 shkurt, në kryeqytetin iranian, Teheran, ku pamjet tregojnë re tymi që ngriheshin nga qendra e qytetit.

Sulmi i parë i dukshëm goditi zonën pranë zyrave të udhëheqësit suprem të Iranit, Ali Khamenei. Presidenti amerikan Donald Trump konfirmoi në një video të postuar në faqen e tij se Shtetet e Bashkuara kishin nisur një fushatë ushtarake në Iran.

Nga ana e tij, Izraeli shpalli gjendjen e jashtëzakonshme në të gjithë vendin dhe aktivizoi sirenat e alarmit për qytetarët. Pamjet nga Teherani tregojnë efektet e sulmit dhe reagimin e emergjencës.