Tentoi të nxirrte nga Shqipëria një shumë parash të pa deklaruara, procedohet penalisht një grua në Kakavijë
jë grua në Kakavijë është proceduar penalisht pasi ka tentuar të nxjerrë 7400 euro dhe 4 milion e 500 mijë lekë të padeklaruara nga Shqipëria.
Njoftimi i policisë:
Procedohet penalisht një shtetase që tentoi të nxirrte pa deklaruar, nga Shqipëria, 7400 euro dhe 4 800 000 lekë.
Sekuestrohet shuma e eurove.
Në vijim të punës së shërbimeve të Policisë Kufitare të PKK Kakavije, me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive në kufi, në dalje, u krye kontroll në çantën e shtetases T. Sh., ku u gjetën 7400 euro dhe 4 800 000 lekë, të cilat ajo nuk i kishte deklaruar konform ligjit.
Në vijim të veprimeve procedurale për rastin, specialistët për Hetimin e Krimeve të DVKM Gjirokastër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”, për shtetasen T. Sh., banuese në Elbasan. Gjithashtu, u sekuestrua me cilësinë e provës materiale, shuma e eurove.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

