RajoniTop Lajme

Çmimi i naftës, Rama takim me furnizuesit: Në Shqipëri çmimi është rritur por më i moderuar

Shpërndaje

Këtë martë Kryeministri Edi Rama në një takim me furnizuesit e naftës ka folur mbi situatën e çmimit ndikuar nga situata e Luftës në Iran. Rama folur duke thënë se çmimi sipas tij është rritur në mënyrë të moderuar.

“Në Shqipëri çmimi është rritur por më i moderuar.Mbetet për tu monitoruar ditë pas dite situata.Kriza në Lindjen e Mesme nuk mund të projektohet e tëra mbi supet e konsumatorëve.Nuk kemi parë të arsyeshme që të hedhim hapin dhe të kalojmë në bord. Nëse funksionon dialogu, nuk e kemi qëllimin t’ju shtrëngojmë ju në punën tuaj, por synimi është të merremi vesh. Kriza në Lindjen e Mesme nuk mund të projektohet mbi supet e konsumatorëve; më mirë marzhe fitimi më të ulëta sesa borde në kurriz të tyre.”-tha Rama.