Shkëndija mposht Makedonija GJP dhe barazohet me Vardarin në krye të renditjes
Shkëndija ka regjistruar fitoren e dytë radhazi në elitën e futbollit vendor, pasi mposhti sot me rezultat minimal 1:0 Makedonija Gjorçe Petrovin, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 24-të. Pjesa e parë u karakterizua me lojë të kujdesshme nga të dyja skuadrat dhe u mbyll pa gola.
Vendimi i takimit erdhi në pjesën e dytë, kur në minutën e 53-të Krasniqi realizoi golin e vetëm, duke i siguruar tre pikë të rëndësishme skuadrës kuqezi nga Tetova. Me këtë fitore, Shkëndija barazohet me pikë me Vardarin në renditjen tabelare. Kjo e fundit pësoi humbje sot, duke u mposhtur 1:0 nga Arsimi.
Ndërkohë, xhiroja e 24-të vazhdon edhe nesër, ku në program është përballja mes Pelisterit dhe Strugës, e cila do të zhvillohet nga ora 14:30.

