RajoniTop Lajme

Akuzohet për krime lufte në Prishtinë në vitin 1999, Kosova arreston ish-pjesëtarin e forcave serbe

Shpërndaje

Autoritetet kosovare e kanë arrestuar të hënën një ish-pjesëtar të forcave serbe, për të cilin dyshojnë se ishte përfshirë në kryerjen e krimeve të luftës kundër popullsisë civile në Kosovë gjatë luftës së viteve 1998- ‘99.

Njoftimi nga Policia:
Komunikatë e përbashkët e Policisë me Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës
Arrestohet një person i dyshuar për krime lufte
Prishtinë, 23 mars 2026,
Policia e Kosovës, konkretisht Hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Luftës, me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, kanë arrestuar Z.S., nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “krime lufte kundër popullsisë civile”.
I pandehuri Z.S., si pjesë e një grupi paramilitar të forcave serbe, dyshohet se ka kryer krime lufte në fshatin Matiçan, Komuna e Prishtinës gjatë periudhës kohore 1998-1999.
Brenda afatit ligjor, sipas Kodit te Procedurës Penale, Prokuroria Speciale do të paraqesë në Gjykatën Themelore te Prishtinës, Departamenti Special kërkesën për paraburgim.