Homazhe për major Klodian Tanushin, fëmijët përkulen para të atit

Shpërndaje

Në ambientet e muzeut Kombëtar kanë nisur homazhet në nder të majorit Klodian Tanushi, i cili humbi jetën në Camp Adazi të Letonisë, pas shpërthimit të një mine.

Veç familjarëve, miqve e të afërmve, homazhe në nder të major Tanushit zhvilluan dhe kolegët e tij ushtarakë shqiptarë e të huaj por edhe personalitete të larta shtetërore.

Pas ceremonisë, trupi do të lëvizë sipas ceremonialit ushtarak përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit” për tu dërguar më pas të prehet pranë dëshmorëve të FA, pranë monumentit “Nënë Shqipëri”.

Komisioni Qëndror i Statutit “Dëshmor i Atdheut”, nën drejtimin e ministres së Mbrojtjes Olta Xhaçka, e shpall major Klodian Tanushin, i rënë në krye të detyrës, “Dëshmor i Atdheut”. Dhe më pas do të përcillet për në banesën e fundit tek “Varrezat e Dëshmorëve”.

“Këshilli i Ministrave nderon major Klodian Tanushin, i cili ra në krye të detyrës gjatë misionit të NATO në Letoni, duke e shpallur ditën e enjte, datë 16 maj 2019, ditë zie kombëtare. Në nder të major Tanushit, komandant i kontingjentit shqiptar në Letoni, ditën e enjte, në të gjitha institucionet publike e private, flamuri”- thuhet në vendimin e Këshillit të Ministrave.

Shpërthimi i një mine në kampin “Adazi” të Letonisë u mori jetën dy ushtarakëve shqiptarë, Zarife Hasanaj dhe Klodian Tanushit, i cili ishte komandant i kontigjentit shqiptar. Major Tanushi ndërroi jetë katër ditë pas ngjarjes së rëndë në një nga spitalet e Letonisë për shkak të lëndimeve të shumta.