BotaTop Lajme

Iran, 230 nxënës dhe mësues janë vrarë që nga fillimi i sulmeve SHBA-Izrael

Shpërndaje

Irani ka bërë të ditur se 230 nxënës dhe mësues janë vrarë që nga fillimi i sulmeve nga SHBA-ja dhe Izraeli ndaj vendit, transmeton Anadolu.

Ministria e Arsimit e Iranit njoftoi se 230 nxënës dhe mësues janë vrarë, ndërsa 177 nxënës dhe figura kulturore janë plagosur që nga nisja e sulmeve ndaj vendit.

Sipas transmetuesit shtetëror IRIB, më shumë se 600 objekte arsimore dhe kulturore janë dëmtuar ose shkatërruar që nga fillimi i luftës.

SHBA-ja dhe Izraeli kanë vazhduar sulmet ajrore ndaj Iranit që nga 28 shkurti, duke vrarë deri tani mbi 1.340 persona, përfshirë edhe liderin suprem të atëhershëm Ali Khamenei.

Teherani është kundërpërgjigjur me sulme me dronë dhe raketa që kanë shënjestruar Izraelin, si dhe Jordaninë, Irakun dhe vendet e Gjirit që strehojnë kapacitete ushtarake amerikane, duke shkaktuar viktima dhe dëme në infrastrukturë, si dhe duke ndikuar në tregjet globale dhe aviacionin.