BDI akuzoi Komunën e Çairit se po merr 2 milionë euro borxh për shlyerje të borxheve
Bashkimi Demokratik për Integrim sot përmes një kumtesë kanë akuzuar Këshillin e Komunës së Çairit se ka miratuar një vendim për huamarrje afatgjate prej 120 milionë denarë, me afat kthimi prej 10 vitesh, me qëllim të vetëm shlyerjen e borxheve ekzistuese të komunës.
Në mënyrë jotransparente, Komuna e Çairit merr 2 milionë euro borxh që do t’i paguajnë qytetarët për të shlyer detyrime të krijuara për interesa zgjedhore dhe jo për zhvillim publik. Pa llogaridhënie, pa transparencë, barra po zhvendoset tek qytetari.

