LIVE: Presidentja Vjosa Osmani dorëzon detyrën tek Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, po zhvillon ceremoninë zyrtare të dorëzimit të detyrës, duke ia kaluar përgjegjësitë Kryetares së Kuvendit, Albulena Haxhiu, njofton albazone media.
Ceremonia po mbahet në prani të përfaqësuesve të lartë shtetërorë, deputetëve dhe trupit diplomatik. Ky tranzicion konsiderohet një hap i rëndësishëm në funksionimin demokratik dhe vazhdimësinë institucionale të vendit.
Në fjalën e saj, Osmani falënderoi qytetarët për besimin dhe përmendi sfidat dhe arritjet gjatë mandatit, ndërsa Haxhiu u zotua për përkushtim maksimal në ushtrimin e detyrës dhe respektim të rendit kushtetues.
Detaje të tjera nga ceremonia do t’ju sjellim në vazhdim./albazone.mk

