MaqedoniTop Lajme

Mickoski paralajmëron ulje të çmimeve të karburanteve: Benzina më e lirë për 1.5, dizeli për 2.5 denarë

Shpërndaje

Kryeministri Mickoski paralajmëroi ulje të çmimeve të dizelit dhe benzinës në mbledhjen e radhës të Komisionit Rregullator për Energjetikë (KRRE). Në një konferencë për media në Qeveri, ai njoftoi se mbetet në fuqi edhe zbritja prej dy denarësh nga OKTA për partnerët e saj.

​”Presim që në mbledhjen e radhës të KRRE-së të merret vendim me të cilin do të kemi ulje të çmimeve të karburanteve dizel dhe benzinës. Konkretisht, EUROSUPER 95 dhe 98 do të ulen për 1.5 denarë, ndërsa dizeli do të ulet për 2.5 denarë,” deklaroi Mickoski.
​Ai shtoi se Maqedonia në mënyrë të rregullt dhe të sigurt i siguron sasinë e nevojshme të energjensave për qytetarët e saj dhe përsëriti se vazhdon trendi ku qytetarët nga vendet fqinje furnizohen me karburant në vendbanimet kufitare të Maqedonisë.