RajoniTop Lajme

“PRESIDENTI”, Hamza i reagon Kurtit: “Ofertat” në minutat e fundit janë lojë politike

Shpërndaje

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza përmes një video mesazhi ka kritikuar ashpër kryetarin e VV-së, Albin Kurti për qëndrimin e tij karshi çështjes së Presidentit, transmeton albazone media.

Reagimi nga Hamza:
Qytetarë të dashur,
Po shohim sërish përpjekje për t’ia hedhur fajin opozitës për dështimin e zgjedhjes së Presidentit. Prej gati dy vitesh, vendi po përballet me bllokada politike, jo për mungesë mundësish, por si pasojë e kësaj qeverisjeje të papërgjegjshme.
Edhe sot, në vend të reflektimit, po vazhdojnë fajësimet dhe manipulimet e zakonshme. “Ofertat” në minutat e fundit nuk janë gjë tjetër veçse lojë politike për t’u arsyetuar para qytetarëve, jo përpjekje serioze për të ofruar zgjidhje.
Qëndrimi ynë ka qenë, është dhe mbetet parimor.