BotaTop Lajme

U përdor 24 tonë eksploziv, ushtria izraelite nxjerr pamjet e shkatërrimit të tunelit nëntokësor të Hezbollahut (Video)

Shpërndaje

Ushtria izraelite ka publikuar pamje të shkatërrimit të një tuneli nëntokësor të Hezbollahut që ishte mbi 140 metra i gjatë.

Forcat nga Komanda e 226-të e Operacioneve Speciale dhe njësia Yahalam nën komandën e Divizionit të 146-të për të shkatërruar tunelin përdorën më shumë se 24 ton eksplozivë.

Sipas njoftimit, në tunel u gjetën dhoma akomodimi dhe organizimi, boshte operative dhe shumë armë. Tuneli është përdorur së fundmi nga anëtarët e Hezbollahut për të promovuar plane terroriste.