“Nënshkruhet marrëveshja”, Kurti: Xhamia e Ibrit, e ndërtuar në vitin 1777 dhe e djegur më 2 maj 1999, do të rindërtohet
Kryeministri në detyrë Albin Kurti ka njoftuar për nënshkrimin e një marrëveshjeje bashkëpunimi me Bashkësinë Islame, për rindërtimin e Xhamisë së Ibrit.
“Xhamia e Ibrit, e ndërtuar në vitin 1777 dhe e djegur më 2 maj 1999, do të rindërtohet. Sot, së bashku me Myftiun Naim Tërnava, kryeimamin Vedat Sahiti dhe ministren Saranda Bogujevci, nënshkruam marrëveshjen e bashkëpunimit për hartimin dhe zbatimin e projektit të rekonstruktimit të saj. Me këtë memorandum, Qeveria e Republikës së Kosovës mbështet ringritjen e këtij monumenti me rëndësi historike dhe kulturore”, ka shkruar Kurti në Facebook.

