RajoniTop Lajme

Matura Shtetërore 2026/ Aplikimet online për formularët A1 dhe A1Z hapen më 5-7 maj

Shpërndaje

Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro, njoftoi sot në 2 maj se periudha për dorëzimin e aplikimeve për formularët A1 dhe A1Z të Maturës Shtetërore 2026 do të jetë nga data 5 deri më 7 maj.

Aplikimet mund të realizohen online mes orës 08:00 dhe 16:00.

Ndërkaq, provimet e maturës do të zhvillohen si më poshtë:

Provimi i gjuhës së huaj më 2 qershor, ai i gjuhës shqipe dhe letërsisë më 9 qershor, i matematikës më 16 qershor dhe provimi me zgjedhje më 23 qershor.