Bota

OBSH: Hantaviruset nuk janë si COVID-19, rreziku për popullatën mbetet i ulët

Shpërndaje

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka deklaruar se shpërthimi i rasteve të dyshuara me hantavirus nuk duhet të krahasohet me një pandemi si COVID-19, duke theksuar se virusi përhapet në mënyra krejt të ndryshme dhe zakonisht përmes kontaktit të zgjatur.

Sipas të dhënave të fundit, pesë nga tetë rastet e dyshuara janë konfirmuar, të gjitha te persona që ndodheshin në bordin e një anijeje.

Autoritetet shëndetësore nuk përjashtojnë mundësinë e shfaqjes së rasteve të tjera, pasi periudha e inkubacionit të sëmundjes mund të zgjasë deri në gjashtë javë.

OBSH thekson se rreziku për shëndetin publik mbetet i ulët, përfshirë edhe në Ishujt Kanarie, ku anija është duke u drejtuar aktualisht.

Hetimet për shpërthimin janë ende në vijim.

Sipas autoriteteve, personat e parë të infektuar kanë vizituar zona ku është e pranishme një specie minjsh e njohur si bartëse e virusit, çka dyshohet të jetë burimi fillestar i infeksionit./ CNA