Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama viziton Estoninë
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka mbërritur për një vizitë në Estoni, transmeton AlbaZone Media.
Në një postim në rrjetet sociale, Rama tha se është pritur nga presidenti Alar Karis dhe kryeministri Kristen Michal.
Kryeministri i Shqipërisë bëri të ditur se ka marrë pjesë në panelin hapës të Konferencës Lennart Meri në Talin, të cilin e quajti një nga forumet më të rëndësishme ndërkombëtare për sigurinë, diplomacinë dhe të ardhmen e Evropës.

