Mblodhi mbi 400 mijë $ për vajzën me leuçemi, arrestohet në Dubai Aleks Visha
Tik-Tok-eri shqiptar Aleks Visha është ndaluar nga autoritetet në Dubai, ngjarje të cilën ai vetë e ka bërë publike përmes rrjeteve sociale duke ndarë pamje nga momenti i arrestimit.
Sipas deklarimeve të tij, ndalimi mund të lidhet me një fushatë humanitare të zhvilluar në platformën GoFundMe, ku dyshohet se janë mbledhur rreth 450 mijë dollarë për një vajzë të sëmurë me leuçemi.
Në një mesazh të publikuar, Aleks Visha shprehet se pas kësaj fushate është ndaluar dhe se i është komunikuar mundësia e deportimit, duke ngritur pikëpyetje mbi arsyet e sakta të arrestimit.
Autoritetet në Dubai nuk kanë dhënë ende një deklaratë zyrtare për rastin, ndërsa mbetet e paqartë nëse ndalimi lidhet drejtpërdrejt me mbledhjen e fondeve apo me hetime të tjera në zhvillim.

