VLEN: BDI e nxori studentin në rrugë, ne po i bëjmë të gjitha provimet në gjuhën shqipe
BDI-së i shkoi huq edhe një tentim. Asgjë nuk po u shkon për dore. Provuan me tenda në shesh, gjoja për mbrojtjen e gjuhës shqipe, e përfunduan me non grata. Provuan me letra drejtuar ndërkombëtarëve dhe morën zero përgjigje. Provuan me mashtrimin politik të quajtur “referendumi” dhe humbën me 10 komuna në konto të VLEN-it. Në fund, tentuan të shpëlahen në kurriz të studentëve. Edhe kjo u dështoi.
Protesta përfundoi, por maskat ranë për të satën herë. Mund të bërtasin sa të duan, por e vërteta është një.
Studentët kërkuan provimin e jurisprudencës në shqip, një mundësi që deri sot nuk ka ekzistuar. VLEN iu qas këtij problemi në rrënjë. Prandaj, zgjidhja nuk do të ndalet vetëm te jurisprudenca. Të gjitha provimet profesionale do të mund të jepen edhe në gjuhën shqipe.
Kur VLEN e merr një problem në dorë, ai nuk mbetet në sirtar. Provimet profesionale mjekësore u zgjidhën. Edukatoret në çerdhe e morën të drejtën e tyre. Medreseja mori zgjidhje dinjitoze. Kazinotë po largohen prej aty ku nuk e kanë vendin. Kështu punohet kur ka vullnet. Problemet që BDI i la peng me vite, VLEN po i mbyll një nga një.
Gjithçka që la BDI këto 20 vite, janë çështje o të pazgjidhura ose gjysmake.
BDI mund të bërtasë, të manipulojë dhe të fshihet pas kujtdo, por koha e tyre ka përfunduar.
Agallëku politik përfundoi me BDI-në në opozitë.

