A do tërhiqet qeveria pas protestave? Rama: Sa të jem unë këtu, investimi në Zvërnec nuk ka shans të ndalojë (VIDEO)
Kryeministri Edi Rama në konferencën e mbajtur ditën e sotme së bashku me presidentin e Këshillit të Europës, u pyet lidhur me ngjarjen në Zvërnec.
“Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu, por jam i hapur për këdo që ka pretendime”, kështu është përgjigjur kryeministri Edi Rama ndaj pyetjes për protestat kundër ndërtimit në Zvërnec dhe mundësisë për të hequr dorë nga projekti i resortit që pritet të ndërtohet atje.
Ai gjithashtu theksoi se hetimi i SPAK është pozitive nga ana e punës së prokurorisë, që po gjurmon origjinën e pronës, ndërsa ka shtuar se investitorët e përfshirë në projekt janë njerëz me reputacion.
Pjesë nga fjala e Ramës;
Pyetje: Protesta për investimin në Zvërnec. A është e gatshme qeveria të heqë dorë nga investimi nëse protesta do vazhdojë dhe do të jetë po e njëjta?
Rama: Pavarësisht se është pak larg temës, por nuk i shmangem, kjo e SPAK ka dy pjesë, ka pjesën pozitive që i takon SPAK dhe ka pjeën e shëmtuar që i takon zëdhënësve të vetë-ofruar të SPAK. Pjesa pozitive është pjesa e hetimit mbi origjinën enjë pasurie. Për sa kohë ky është jë problem i ngritur me të drejtë apo pa të drejtë këtë nuk e dimë. Pastaj i shumëpërfolur, aq më tepër për sa kohë kjo përfolje lidhet me një hetim të nisur sa i takon subjektit është pozitive që SPAK të hetojë origjinën e kësaj pronë. Unë e nxis këtë hetim. Pjesa e shëmtuar, ajo e zëvendësve të vetëofruar që ndajnë gjysmë të vërteta. Pasi investitotrët që sot janë zotëruriesit e pronës, bazuar në legjislacionit shqiptar, duke ndjekur të gjitha procedurat, janë investitorë me reputacion të pazëvendësueshëm. Ka rezultuar totalisht legale dhe të ardhura nga institucione financiare me institucion global. Kjo çështje duhet ndarë me dy pjesë. Investitorët janë në drejtën e tyre e tyre, bllokimi i transaksioneve është arbitrar, dhe bllokimi i kalimit të parave te pronari është çështje në të drejtën e organit hetimor. Këtë e konsideroj pozitive…Në rast se hetimi nxjerr një tjetër origjinë prone, ata që e pretendojnë dhe kanë të drejtën e asaj prone mund të marrin ato para dhe të gjitha palët janë të lumtura , përvec palës që ka mashtruar në rast se ka mashtruar. Nuk ka asnjë shans që investimi të ndalojë sa kohë unë jam këtu. Por duhet të sqarojmë për çfarë janë pretendimet…”, tha ai.
Zvërneci në “duart” e SPAK, Rama: Hetimi për origjinën e pronës është i mirëseardhur, e nxis. Projekti nuk ndalet
Kryeministri Edi Rama tha se mirëpret hetimin e nisur nga SPAK lidhur me origjinën e pronës mbi të cilën pretendohet të ndërtohet një resort në zonën e Zvërnecit.
Rama theksoi se projekti vijon pavarësisht hetimeve, në fund të të cilave siç tha invetitorët janë në të drejtën e tyre.
“Pjesa pozitive është pjesa e hetimit mbi origjinën e një pasurie. Për sa kohë ky është një problem i ngritur, me të drejtë apo pa të drejtë, këtë nuk e dime, por i ngritur dhe pastaj i shumëpërfolur, aq më tepër për sa kohë kjo përfolje lidhet mediatike me një hetim të nisur për sa i takon subjektit, është shumë pozitive që SPAK ta hetojë origjinën e kësaj prone. Është e mirëseardhur dhe unë e nxis këtë hetim.
Nga ana tjetër, pjesa e shëmtuar është ajo e zëdhënësve të vetëofruar, të cilët ndajnë me opinionin publik gjysmë të vërteta, që janë edhe gënjeshtrat më të mëdha. Pasi investitorët, të cilët sot janë zotëruesit e pronës bazuar në legjislacionin shqiptar, duke ndjekur të gjitha procedurat që parashikon legjislacioni shqiptar, janë investitorë me një reputacion të padiskutueshëm. Burimet financiare të të cilëve, për të përcjellë pagesën tek zotëruesit e pronës, se nuk është që janë disa zotërues të pronës sipas titujve të pronësisë së atyre u referohemi, janë investiguar, si të gjitha rastet e tjera, por në këtë rast edhe më imtësisht, nga agjencia jonë e pastrimit të parave, e cila nuk është një agjenci që vepron si një ishull, por është një agjenci që vepron në koordinim me partnerët ndërkombëtarë, dhe kanë rezultuar totalisht, totalisht legale dhe të ardhura nga institucione financiare me reputacion global.
Kështu që kjo çështje, çështje me dy pamje, duhet ndarë në dy pjesë. Investitorët janë tërësisht në të drejtën e tyre. Bllokimi i transaksionit nga ana e tyre është tërësisht arbitrar dhe negativ. Ndërkohë që pastaj bllokimi i kalimit të parave tek pronari për të cilin ka dyshime, është një çështje absolutisht në të drejtën e organit hetimor.
Unë e konsideroj këtë pozitiv edhe për një aspekt tjetër, sepse në këtë rast investimi vazhdon me pronarët e vet të rinj dhe të ligjshëm, dhe në rast se hetimi nxjerr një tjetër origjinë prone, ata që e pretendojnë apo që kanë të drejtën e asaj prone, fare mirë mund të marrin ato para dhe të gjitha palët janë të lumtura. Përveç palës që ka mashtruar, në rast se ka mashtruar, po këtë e tregon hetimi.
Kështu që do t’i bëja thirrje edhe njëherë zëdhënësve të vetëofruar që të mendohen disa herë përpara se të shkruajnë gjysmë të vërteta, sepse në këtë rast nuk cenojnë thjesht disa investitorë, cenojnë Shqipërinë. Cenojnë Shqipërinë, pasi dihet se kush janë investitorët, të cilët janë njerëz mjaft me reputacion dhe mbi të gjitha, njëri prej tyre është një njeri që, për arsye krejt të tjera, shikohet nga gjysma”, deklaroi kryeministri.

