Kurti nga sheshi i Prishtinës: Vazhdojmë të punojmë, krejt për shtet, sepse pa dyshim kemi shtet për krejt
Mes mijëra qytetarëve të mbledhur në zemër të Prishtinës, Kryeministri Albin Kurti iu drejtua mbrëmë mbështetësve pas fitores së Lëvizjes Vetëvendosje. Në një atmosferë festive dhe entuziazmi, ai falënderoi qytetarët për besimin e dhënë dhe theksoi se angazhimi për forcimin e shtetit dhe mirëqenien e të gjithë qytetarëve do të vazhdojë edhe më tej, transmeton albazone media.
“Vazhdojmë krejt për shtet, sepse kemi shtet për krejt”, ishte mesazhi që përcolli Kurti para mijëra qytetarëve të mbledhur në qendër të kryeqytetit.
Postimi i plotë:
Për dhjetë ditë të fushatës kemi mbajtur mijëra aktivitete, tubime e takime cep më cep të Republikës sonë.
Dua t’i falënderoj të gjithë qytetarët që na pritën krahëhapur dhe pa asnjë hezitim e me të cilët ndamë përvojat dhe nevojat që kanë për të ecur edhe më shumë përpara.
Ndonëse numërimi i votave ende nuk është përfunduar, unë falënderoj secilin votues, në Kosovë e mërgatë, që përmes zgjedhjeve demokratike, doli për të votuar dhe shprehu vullnetin e tij përmes votës.
Vazhdojmë të punojmë, krejt për shtet, sepse pa dyshim kemi shtet për krejt.
Ju faleminderit!

