Dalin pamjet dramatike, komandanti rus shtypet me tank nga ushtarët e tij (Video)

Shpërndaje

Pamje të rënda janë publikuar ditën e sotme ku tregojnë një komandant të brigadës ruse humbi jetën pasi u shtyp nga një tank i trupave të tij.

Sipas DailyMail, zyrtarët perëndimorë besojnë se koloneli Yuri Medvedev u vra brutalisht pasi Brigada e tij e 37-të pësoi humbje të mëdha.

Një gjeneral që komandonte Ushtrinë e 49-të të Armëve të Kombinuara ka vdekur gjithashtu në luftime, i shtati ndër figurat e larta të Rusisë.

Lajmi për fatin e kolonel Medvedev, mbështetur nga pamjet e fundit të episodit të jashtëzakonshëm, erdhi mes pretendimeve se 20 nga 120 batalionet e grumbulluara nga Vladimir Putin janë bërë jofunksionale nga rezistenca e vendosur e Ukrainës.