Hiqen maskat për nxënësit e shkollave fillore

Shpërndaje

Shtabi qeveritar I Krizës për luftë kundër COVID-19, ka miratuar rekomandimin e Komisionit për Sëmundje Infektive për heqjen e mbajtjes së maskave mbrojtëse për nxënësit nëpër shkollat fillore. Mësimdhënësit dhe personeli administrativo-teknik nuk janë liruar nga kjo masë dhe ata do të vazhdojnë të mbajnë maska në ambientet e shkollave.

Shtabi I Krizës ka miratuar vendimin që Qeverisë t`i rekomandojë që mësimi në fakultete të mbahet me prezencë fizike, por duke bërë thirrje për vaksinimin e studentëve dhe kuadrit mësmidhënës.

Janë miratuar edhe dy vendime që kanë të bëjnë me masat anti-epidemike në objektet hotelerike.

Autoritetet kanë pranuar rekomandimin e Komisionit ër Sëmundje Ngjitëse që të shfuqizohet një pjesë e protokollit për objektet hotelerike ku kërkohet certifikatë vaksinimi në ambiente të hapura të lokaleve, përderisa për pjesët e mbyllura mbetet obligimi për posedimin e domosdoshëm të certifikatës së vaksinimit.

Në Maqedoninë e Veriut, sipas MSH-së, vijon trendi I rënies së infektimeve të reja dhe vdekjeve si pasojë e koronavirusit. Gjatë kësaj jave nga e Hëna deri të Premten janë shënuar 1.296 raste të reja apo mesatarisht nga 170 infektime në ditë. Regjistrohen 17 viktima dhe 1.431 pacientë të shëruar nga COVID-19.

Përkundër situatës së qetë epidemiologjike, nga KSI-ja thonë se virusi vazhdon të mbetet I pranishëm, kurse vaksinimi është mënyra më e sigurtë për parandalimin e formës së rëndë të sëmundjeve, shtrimeve nëpër spitale dhe vdekjeve. Konform situatës epidemiologjike në terren, do të merren edhe vendime për lehtësime tjera të masave anti-covid, thonë autoritetet e shëndetësisë.