Bisedimet Shkup-Sofje, Osmani: Jemi në rrugën e duhur, por s’ka marrëveshje

Shpërndaje

Bisedimet mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë janë në rrugën e duhur por se nuk kanë arritur në pikën kur mund të thuhet se ka marrëveshje, thotë ministri i Jashtëm Bujar Osmani, shkruan Alsat.

Takimi i fundit politik ka qenë në Bruksel, në kuadër të samitit të NATO-s, mes delegacioneve të drejtuar nga të dy kryeministrat Kovaçevski dhe Petkov. Atë Osmani e konsideron si pozitiv dhe kontruktiv. Po në këtë frymë, thotë ai, ka qenë edhe takimi i fundit i komisionit të përbashkët të historisë, të cilin e cilësoi si njërin ndaj më të mirët deri tani. Osmani thotë se mes palëve, nuk diskutohet jashtë kornizave të definuara me Rezolutën e miratuar në Kuvend.

“Nuk ka ndonjë pikë që është e ndryshme nga ata të cilat deri tani i kemi prezantuar para jush në kuadër të pakos së atëhershme 5+1 ose siç e quajmë tani, pakos politike, megjithatë akoma s’mund të them se u premtova juve dhe edhe deputetëve se kur të vijë momenti t’i japim dorën njëri tjetrit, ajo është zgjidhja, para se të formalizohen ata vendime, ne do të vijmë njëherë ta informojmë opinionin”, deklaroi Bujar Osmani, ministër i Jashtëm.

Pesë grupet e punës mes Shkupit dhe Sofjes realizojnë takimet varësisht agjendave të tyre.

Tashmë kur ka mbetur edhe pak kohë, as qershori nuk është i sigurt për marrjen e datës për fillimin e negociatave. Nëse kjo nuk ndodh, është e drejtë legjitime e Shqipërisë të kërkojë ndarje nga Maqedonia e Veriut në këtë proces. Megjithatë Osmani thotë se kjo do të ishte zhgënjyese./