MaqedoniTop Lajme

Kasami nga Prizreni: Lidhja është gjallë!

Shpërndaje

Bashkëkryetari i VLEN-it, Bilall Kasami, ka njoftuar se ka marrë pjesë në aktivitetet për shënimin e 148-vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, ku ka falënderuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, për ftesën dhe mikpritjen.

Postimi nga KASAMI:
Në Prizren, me miq e bashkëveprimtarë, shënuam 148-vjetorin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Falënderoj Kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurtin, për ftesën, mikpritjen dhe nderin.
Vazhdojmë bashkë, në frymën e kësaj Lidhje, e cila është orientim në angazhimin tonë politik.
Lidhja është gjallë!

Lidhja është gjallë! 🇦🇱
148 vjet më parë, burrat më të mirë të kombit u mblodhën në Prizren për t’i dalë zot atdheut.
Sot, Lidhja Shqiptare e Prizrenit mbetet frymëzim për unitet, dinjitet dhe përkushtim ndaj çështjes kombëtare.
Lavdi veprës së tyre dhe mirënjohje e përhershme për trashëgiminë që na lanë!