MaqedoniTop Lajme

Gjej punën ose praktikën tënde të radhës në portalin e karrierës në UNT

Shpërndaje

Universiteti “Nënë Tereza” në Shkup, përmes Qendrës së Karrierës, fton të gjithë studentët të bëhen pjesë e platformës digjitale, të dedikuar për punësim, praktika profesionale (internship) dhe zhvillim të karrierës, me qëllim ndërlidhjen e drejtpërdrejtë të studentëve me tregun e punës.
🌐 Portali është i qasshëm në tre gjuhët zyrtare të UNT-së (shqip, maqedonisht dhe anglisht).
🔗 Vegza e portalit (URL): https://career.site.je
🔑 Qasja: Regjistrimi bëhet përmes postës zyrtare elektronike të universitetit (UNT Google Mail).
📌 Funksionalitetet kryesore:
🧠 Përshtatje inteligjente (Match-making): Ndërlidhja automatike e aftësive të studentit me ofertat e punës.
💼 Profili profesional: Krijimi dhe menaxhimi i CV-së digjitale të studentit.
🏢 Hapësirë për kompanitë: Regjistrimi i kompanive dhe shpallja e vendeve të lira (full-time, part-time ose projekte).
📲 Aplikim dhe monitorim: Aplikim online për punë/praktika dhe ndjekje e statusit në kohë reale.
🎓 Këshillim dhe trajnime: Rezervime për këshillim individual dhe ndjekje e punëtorive (workshops) e panaireve të karrierës.
🤝 Integrim me LinkedIn: Sinkronizim i lehtë mе profilet profesionale ekzistuese.
🎯 Ky portal synon të krijojë një urë direkte ndërmjet auditorëve universitarë dhe industrisë, duke i ndihmuar studentët të ndërtojnë karrierën e tyre dhe kompanitë të gjejnë kuadro të shkathta.