Largohet uji i grumbulluar në autostradën “Arbën Xhaferi”, qarkullimi rikthehet normalisht
Është larguar uji i grumbulluar në një segment të autostradës “Arbën Xhaferi”.
Kështu ka njoftuar Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit, e cila ka bërë të ditur se brenda pak çastesh është intervenuar për pastrimin e sistemit të drenazhimit dhe largimin e ujit të akumuluar.
NJOFTIM
Lidhur me raportimet për grumbullimin e ujit në një segment të Autostradës “Arbën Xhaferi”, Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit njofton se ekipet e mirëmbajtjes kanë reaguar menjëherë në terren.
Brenda pak çastesh është bërë pastrimi i sistemit të drenazhimit dhe largimi i ujit të grumbulluar, duke rikthyer qarkullimin normal dhe të sigurt në këtë segment të autostradës.
Ministria mbetet në monitorim të vazhdueshëm të rrjetit rrugor dhe ekipet tona janë të gatshme të ndërhyjnë në çdo rast kur paraqitet nevoja, me qëllim garantimin e sigurisë së të gjithë pjesëmarrësve në trafik.

