Dy bashkëkryetarët e VLEN-it: Nesër nënshkruhet kontrata për autostradën Shkup–Bllacë
Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, njoftoi se nesër pritet të nënshkruhet kontrata për ndërtimin e autostradës Shkup–Bllacë.
Ky investim kap vlerë mbi 200 milionë euro që do të përmirësojë lidhjen ndërmjet Shkupit dhe Prishtinës, njoftoi Komuna e Çairit.
Postimi nga MEXHITI:
Rruga Shkup–Bllacë nuk është më një premtim. Është një projekt që po merr formë.
Nesër pritet të nënshkruhet kontrata për ndërtimin e autostradës Shkup–Bllacë, një investim mbi 200 milionë euro që lidh më fort Shkupin me Prishtinën.
Për vite me radhë u fol. Ne zgjodhëm të veprojmë.
Sepse rezultatet nuk kanë nevojë për zhurmë. Ato flasin vetë.
Postimi nga KASAMI:
Në prag të firmosjes së marrëveshjes për ndërtimin e autostradës Shkup – Bllacë, me Izet Mexhitin dhe Bekim Qokun e pamë nga afër vendin ku shumë shpejt fillojnë punimet për këtë projekt strategjik që e lidh Shkupin me Prishtinën.
Me ndërtimin e autostradës së plotë, përfiton ekonomia, biznesi dhe qytetarët e të dy vendeve.
Pas lehtësimit të qarkullimit në kufi me sistemin hyrje-hyrje me një ndalesë në Bllacë, tani po e ndërtojmë edhe autostradën.
Koha e fjalëve boshe ka mbaruar. Tani është koha e punës dhe rezultateve!

