MaqedoniTop Lajme

Toshkovski: “Safe City” nga dje ka nisur të gjobisë edhe motoçikletat

Shpërndaje

Sistemi „Qyteti i Sigurt“ që nga dje ka nisur të detektojë automatikisht edhe motoçikletat që lëvizin me shpejtësi mbi kufirin e lejuar. Të dhënat e para për motoçiklistët e regjistruar dhe të gjobitur priten deri në fund të ditës, bëri të ditur ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, në emisionin „Tema e Ditës“ në TV Sitel.

Toshkovski tha se është gjetur një zgjidhje teknike që mundëson regjistrimin automatik të shkeljeve të bëra nga motoçiklistët në territorin ku është implementuar sistemi.
„Le të mos befasohen ata që shtiren si motoçiklistë dhe nuk i respektojnë rregullat, pasi do të jenë subjekt i sanksioneve nga sistemi ‘Qyteti i Sigurt’“, paralajmëroi Toshkovski.

Sipas autoriteteve, qëllimi kryesor i kësaj mase është mbrojtja e vetë motoçiklistëve, por edhe e pjesëmarrësve të tjerë të ndërgjegjshëm në komunikacion.

Për momentin, sanksionimi automatik i motoçiklistëve ka të bëjë me shkeljet për tejkalimin e shpejtësisë së lejuar.
Autoritetet presin që gjatë ditës së sotme të kenë të dhënat e para zyrtare për numrin e motoçiklistëve të regjistruar dhe të sanksionuar përmes sistemit „Qyteti i Sigurt“.