Skandal në Tetovë! I akuzuari pengoi mjekët teksa po shpëtonin të lënduarin – përfundon në polici 40-vjeçari
Tetovë – Incident gjatë një ndërhyrjeje të Ndihmës së Shpejtë në Tetovë. Një 40-vjeçar nga qyteti është shoqëruar në polici pasi dyshohet se ka penguar ekipin mjekësor teksa po i jepte ndihmë një këmbësori të lënduar në një aksident trafiku.
Ngjarja ka ndodhur më 5 shtator, rreth orës 19:10, në rrugën “Ilinden” në Tetovë.
Sipas denoncimit të bërë në SPB Tetovë nga një punonjës i Shërbimit të Ndihmës së Shpejtë, gjatë ofrimit të ndihmës mjekësore, R.U. (40) nga Tetova dyshohet se ka prishur rendin dhe qetësinë publike me bërtitje, ngritje zëri dhe sjellje të papërshtatshme ndaj ekipit mjekësor.
Policia e ka shoqëruar personin në stacion dhe ndaj tij është përgatitur parashtresa përkatëse.

