UNT fillon afatin e dytë të pranimit në të gjitha njësitë akademike
Shkup, 09.09.2026 – Nga dita e sotme (e mërkurë) kanë nisur zyrtarisht regjistrimet për afatin e dytë të pranimit të studentëve të rinj në Universitetin “Nënë Tereza” në Shkup, i vetmi universitet publik në gjuhën shqipe në kryeqytet.
Të gjithë kandidatët e interesuar kanë mundësi të aplikojnë në tetë njësi akademike:
🏗️ Fakulteti i Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës
💻 Fakulteti i Shkencave Informatike
⚙️ Fakulteti i Shkencave Teknike
🧪 Fakulteti i Shkencave Teknologjike
🧠 Fakulteti i Shkencave Sociale
📚 Fakulteti i Shkencave Humane
⚖️ Fakulteti Juridik
📊 Fakulteti Ekonomik
👉 Aplikoni në vegëzën online si dhe më datat 09 dhe 10.09.2026 të sillen dokumentet e aplikimit.
📲Vegëza e aplikimit online: portal.unt.edu.mk/apply
Universiteti “Nënë Tereza” në Shkup fton të gjithë maturantët dhe kërkuesit e dijes të shfrytëzojnë këtë mundësi për t’u bërë pjesë e një mjedisi akademik modern dhe cilësor.
🌐 Info shtesë: www.unt.edu.mk

