RajoniTop Lajme

Haxhiu: Lufta e UÇK-së ishte luftë e drejtë për çlirim

Shpërndaje

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, ka falënderuar organizatorët e Marshit për Liri dhe qytetarët që morën pjesë sot në Prishtinë.

Në një postim, Haxhiu ka thënë se lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ishte luftë e drejtë për çlirim.

Postimi i plotë:

Falënderoj organizatorët e Marshit për Liri dhe qytetarët që sot dolën në Prishtinë për ta shprehur paqësisht dhe me dinjitet një qëndrim që në Kosovë ka qenë dhe mbetet i qartë.
Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ishte luftë e drejtë për çlirim. Ajo erdhi pas viteve të shtypjes dhe dhunës së një regjimi që përdori gjithë aparatin e vet shtetëror kundër shqiptarëve në Kosovë.
Marshi i sotëm tregoi se ky qëndrim mund të shprehet fuqishëm duke ruajtur njëkohësisht qetësinë dhe dinjitetin. Kështu i bëhet nder sakrificës së atyre që luftuan dhe Republikës që u ndërtua mbi atë sakrificë.