MaqedoniTop Lajme

Shtetasi i Hungarisë kapet me 200,000 euro në vendkalimin kufitar në Tabanoc

Shpërndaje

Një shtetas hungarez u ndalua në “Tabanocë” pasi tentoi të fuste në vend 200 mijë euro të padeklaruara, përcjell TV21. Gjatë kontrollit të automjetit, doganierët gjetën paratë të fshehura në tri çanta të ndryshme – 65 mijë euro pranë levës së ndërrimit të shpejtësive, 37.650 euro në një çantë shpine dhe 97.350 euro në një valixhe, mes rrobave.

Nga shuma totale, personit iu kthyen 10 mijë euro, ndërsa 190 mijë euro u mbajtën nga autoritetet. Kundër tij është ngritur kallëzim për kundërvajtje.