MaqedoniTop Lajme

UNT prezanton në IEEE SISY 2026 në Pulë sistemin inteligjent për lidhjen e studentëve me punëdhënësit përmes portalit për punësime

Shpërndaje

UNT prezanton në IEEE SISY 2026 në Pulë sistemin inteligjent për lidhjen e studentëve me punëdhënësit përmes portalit për punësime
(https://career.site.je)
Kroaci, Shtator 2026 – Rektori i Universiteti “Nënë Tereza” në Shkup, Prof. Dr.Bekim Fetaji si një prej autorëve, prezantoi punimin shkencor “Hybrid Recommendation Systems for Student–Employer Matchmaking” në konferencën ndërkombëtare IEEE SISY 2026, e cila zhvillohet më 23–25 shtator 2026 në Pulë, Kroaci. Kjo konferencë shënon edicionin e 24-t të Simpoziumit Ndërkombëtar për Sisteme Inteligjente dhe Informatikë.
Punimi trajton përdorimin e inteligjencës artificiale për të lidhur studentët me mundësi punësimi dhe praktike profesionale që përputhen me aftësitë, përgatitjen akademike dhe interesat e tyre. Zgjidhja e propozuar për portalin e punësimit të Qendrës së Karrierës të UNT-së kombinon analizën e ndërveprimeve të përdoruesve me kuptimin semantik të profileve studentore dhe ofertave të punës në linkun: https://career.site.je
Sistemi përpunon përmbajtje në shqip, maqedonisht dhe anglisht, duke mundësuar rekomandime pa përkthim ndërmjet gjuhëve. Vlerësimi eksperimental i paraqitur në punim tregoi rezultate më të mira të modelit hibrid krahasuar me kërkimin përmes fjalëve kyçe dhe metodat e testuara veçmas. Qasja mbështet edhe studentët e rinj në platformë, të cilët kanë pak ndërveprime të mëparshme ose sapo fillojnë ta përdorin.
Ky hulumtim kontribuon në zhvillimin e shërbimeve digjitale për punësim të studentëve dhe serviseve të karrierës dhe në forcimin e lidhjes ndërmjet arsimit universitar dhe tregut të punës përmes Odës Ekonomike Veriperindimore.
🔗 IEEE SISY: https://conf.uni-obuda.hu/sisy2026/
#UNT #SISY2026 #IEEE #InteligjencaArtificiale #QendraEKarrierës #PunësimiStudentor