Türkiye mesazh ngushëllimi për personat që humbën jetën nga tërmeti në Marok

Shpërndaje

Ministria e Jashtme e Türkiye-s publikoi mesazh ngushëllimi dhe solidariteti për ata që humbën jetën në tërmetin 7 ballë që goditi Marokun, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë nga ministria thuhet se me pikëllim të thellë është mësuar se në tërmetin e ndodhur në rajonin Al Haouz janë përjetuar humbje jete, ka shumë persona të lënduar dhe se janë shkaktuar dëme serioze.

“Shprehim ngushëllime për popullin mik dhe vëlla si dhe Qeverinë e Marokut, urojmë mëshirën e Allahut mbi ata që kanë humbur jetën dhe shërim të shpejtë për të plagosurit”, thuhet në deklaratë.

Po ashtu vihet theksi se Türkiye ashtu si gjithmonë është e gatshme të ofrojë çdo lloj mbështetjeje për Marokun për shërimin e plagëve.

Sipas të dhënave të para, 632 persona kanë humbur jetën nga tërmeti me magnitudë 7 ballë, epiqendra e të cili ishte në rajonin Al Haouz të Marokut, i cili ndodhi dje rreth orës 23:10 sipas kohës lokale. Në një deklaratë nga Ministria e Brendshme e Marokut thuhet se shumë persona janë plagosur në tërmetin që është ndier në shumë qytete.

Në mesin e qyteteve ku janë shënuar humbje jete janë qytetet Marakesh, Azilal, Agadir, Ouarzazate dhe Chichaoua.

Ekipet po përpiqen të shpëtojnë ata që kanë mbetur nën rrënojat e ndërtesave të shembura.