BotaTop Lajme

Njihuni me TULGA, automjeti i ri i blinduar i Xhandarmërisë turke që është prodhuar në Turqi

Shpërndaje

Flotës së automjeteve të Komandës së Përgjithshme të Xhandarmërisë Turke i është shtuar edhe SUV-i i blinduar TULGA, i prodhuar në Turqi, përcjell TV21. I zhvilluar për të përmbushur nevojat e ndryshme operacionale të forcave të sigurisë, automjeti ka nisur të përdoret në terren nga strukturat e xhandarmërisë.

TULGA do të përdoret në detyrat e rendit publik dhe kontrollit të trafikut. TRT Haber ishte mediumi i parë që filmoi TULGA-n në veprim, pasi automjeti iu shtua së fundmi inventarit të Xhandarmërisë.

Me përfshirjen e TULGA-s në inventar, Komanda e Përgjithshme e Xhandarmërisë ka shtuar në flotën e saj një tjetër automjet të prodhuar në vend, të zhvilluar për nevojat e personelit që shërben në terren.