Gashi uron Shiroka-Pulën: Presim forcim të mëtejshëm të lidhjeve mes Shkupit dhe Prishtinës
Kreu i Parlamentin të Maqedonisë së Veriut, zoti Afrim Gashi, ka uruar Justina Shiroka-Pulën për zgjedhjen Presidente të Republikës së Kosovës. Ajo u zgjodh me 81 vota në Kuvendin e Kosovës.
Mesazh urimi:
Presidentes së zgjedhur të Republikës së Kosovës, akademikes Justina Shiroka Pula, i përcjell urimet e mia të përzemërta për zgjedhjen në këtë detyrë të lartë shtetërore.
Dita e sotme për Kosovën hap një kapitull të ri dhe shënon një moment të rëndësishëm institucional për konsolidimin dhe forcimin e institucioneve, për stabilitetin dhe avancimin e perspektivës europiane të vendit.
Me përvojën e saj të gjatë akademike, institucionale dhe publike, besoj fuqishëm se Presidentja Shiroka Pula do të kontribuojë në forcimin e pozitës së shtetit në skenën ndërkombëtare, si dhe në kultivimin e unitetit, dialogut dhe bashkëpunimit në Kosovë.
Në këtë frymë, i uroj mandat të suksesshëm dhe shpreh bindjen se marrëdhëniet e mira vëllazërore dhe bashkëpunimi ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Kosovës do të vazhdojnë të thellohen.

