Nëntë persona privohen nga liria pasi gjatë kontrolleve u është gjetur drogë
Më 16 dhe 17.10.2026, në lokacione të ndryshme në Shkup, zyrtarët policorë të SPB Shkup privuan nga liria M. Gj. (21), G. Z. (23), A. D. (46), I. C. (25), të gjithë nga Shkupi, si dhe E. O. (19), me vendbanim të përkohshëm në Shkup, pasi gjatë kontrolleve te ta u gjetën dhe u sekuestruan marihuanë dhe substancë pluhurore e bardhë.
Më 16.10.2026, në orën 22:30, nëpunës policorë të NJPB Resnjë, në rrugën “Korçullanska”, e privuan nga liria A. F. (19) nga fshati Pokërvenik, në rrethinën Resnjës, pasi gjatë kontrollit iu gjet marihuanë.
Më 16.10.2026, në orën 20:00, nëpunësit policorë të SPB Manastir, në rrugën “Prilepska” në Manastir, e privuan nga liria M. J. (35) nga fshati Krusheani, Komuna e Krivogashtanit. Gjatë kontrollit iu gjet një substancë kokërrzore.
Më 16.10.2026, në rrugën “Niko Nestor” në Strugë, u privua nga liria A. S. (23) nga fshati Livadhi i Strugës. Gjatë kontrollit të kryer nga zyrtarët policorë të policisë kriminalistike pranë NjPB Strugë, atij iu gjet dhe iu sekuestrua drogë narkotike – marihuanë.
Më 15.10.2026, në orën 23:40, në Veles, nëpunës policorë të SPB Veles privuan nga liria T. A. (32) nga Velesi, pasi gjatë kontrollit iu gjet dhe iu sekuestrua një substancë pluhurore e bardhë. Ai u mbajt në stacionin policor dhe u njoftua prokurori publik.
Pas dokumentimit të plotë të rasteve, ndaj tyre do të vijojnë parashtresat përkatëse.

