RajoniTop Lajme

Protestë para Kryeministrisë, të rinjtë u vënë flakën figurave të Ramës dhe Berishës (Video)

Shpërndaje

Protesta ka vijuar edhe orët e mbrëmjes sot te Kryeministria. Ndryshe nga herët e tjera, të rinjtë gjetën një mënyrë origjinale për të shprehur revoltën e tyre ndaj Ramës dhe Berishës.

Përtej thirrjeve të zakonshme “Rama në burg, Berisha në burg”, protestuesit sollën dy manekina me figurat e Ramës dhe Berishës te shkallët e kreyministrisë të cilat i dogjën.

Një nga aktivistët deklaroi se Rama e Berisha janë personazhet politikë që e kanë mbajtur peng vendin dhe se ata duhet që të ikin e të mos dalin më në hapësira publike.

Aktivisti: Edi Rama dhe Berisha e kanë mbajtur peng Shqipërinë për 36 vite. Këto dy figura sa të kenë jetë duan pushtet.

Për këto dy figura nuk duhet që të ketë më hapësira. Ne refuzojmë në mënyrë kategorike ftesën e kryeministrit për dialog. Kanë sjellë ca karrige dialogu këtu pa sens, në një kohë kur ka pasur një dhunë të tmerrshme ndaj studentëve dhe protestuesve.