SKANDAL/ Bashkëshortja e Granit Osmanit kontratë prej 2 mijë euro nga Ministria (DOKUMENT)
Kur shumë të rinj dhe të reja të VLEN-it bredhin rrugëve të Evropës në kërkim të një buke goje, ndërsa shumë studentë të Çairit detyrohen të hanë nga 100 denarë një “kifle pa jogurt”, bashkëshortja e drejtorit të VLEN-it, Granit Osmanit, merr pagë mujore prej 120 mijë denarësh, pra rreth 2.000 euro, nga Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe të Rinjve.
Sipas portalit Oxhaku.com, i cili ka hulumtuar të dhënat në platformën publike Open Finance, Silvete Muhamed Osmani, bashkëshortja e Granit Osmanit, drejtorit të Agjencisë për Zbatimin e Gjuhës, figuron se çdo muaj paguhet me nga 120 mijë denarë, apo rreth 2.000 euro.
Aplikacioni Open Finance publikon vetëm pagesat që realizohen përmes kontratave në vepër, si dhe pagesat që institucionet përkatëse ua bëjnë kompanive, institucioneve publike dhe personave fizikë.
Sipas portalit Oxhaku.com, pyetja që shtrohet është: Për cilën punë paguhet Silvete Osmani me 120.000 denarë në muaj nga Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe të Rinjve?
Qytetarët nuk kanë mundësi t’ia dalin deri në fund të muajit për shkak të shtrenjtimit enorm të jetesës dhe pagave të ulëta, ndërsa familja e Granit Osmanit, sipas pretendimeve të publikuara, merr së paku 4.000 euro në muaj.
Për çka pra të rinjtë duhet të vrapojnë pas VLEN-it dhe funksionarëve të tyre, apo vetëm për të përfituar ata rroga për familjarët, fëmijët e tyre?


