MaqedoniTop Lajme

Nga mesnata ulen çmimet e derivateve të naftës

Shpërndaje

Komisioni Rregullator i Energjetikës (KRrE) ka vendosur uljen e çmimeve të derivateve të naftës mesatarisht për 2,43 për qind, krahasuar me vendimin e 9 nëntorit. Çmimet e reja do të hyjnë në fuqi më 17 nëntor, nga ora 00:01.

Sipas vendimit, benzina EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 lirohen për 2 denarë për litër dhe do të shiten përkatësisht me 84 dhe 86 denarë për litër.

Çmimi i EURODIZELIT ulet për 2,5 denarë, duke arritur në 92 denarë për litër, ndërsa vaji ekstra i lehtë për amvisëri lirohet për 3 denarë dhe do të kushtojë 100,50 denarë për litër.

Mazuti lirohet për 0,998 denarë për kilogram dhe çmimi i ri do të jetë 48,314 denarë për kilogram.

Komisioni thekson se bëhet fjalë për çmime maksimale, ndërsa tregtarët mund t’i shesin derivatet edhe me çmime më të ulëta.