Maqedoni

UNT nënshkruan memorandum bashkëpunimi me “Maarif International Schools”

Shpërndaje

Shkup, 16.11.2026 – Universiteti “Nënë Tereza” në Shkup ka kurorëzuar sot një hap të rëndësishëm drejt zgjerimit të partneriteteve ndërinstitucionale përmes nënshkrimit të një Memorandumi Bashkëpunimi me institucionin arsimor “Maarif International Schools”.

Marrëveshja u nënshkrua zyrtarisht në Shkup nga rektori i Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup, Prof. Dr. Bekim Fetaji, i shoqëruar nga prorektori Prof. Inor. Dr. Bujamin Bela, dhe drejtori i “Maarif International Schools”, z. Osman Demirgul, i cili ishte i shoqëruar nga z. Numan Idrizi. Ky memorandum synon të ndërtojë një urë të qëndrueshme bashkëpunimi në fushën e arsimit, duke krijuar lehtësira dhe mundësi konkrete për zhvillimin profesional dhe personal të stafit të dy institucioneve.

Pikat kryesore të bashkëpunimit të përcaktuara në memorandum përfshijnë, mbështetje financiare për stafin ku “Maarif International Schools” ofron një zbritje prej 25% në shkollim për fëmijët e punonjësve dhe stafit të Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup si dhe ngritje e kapaciteteve dhe trajnime profesionale në të cilën UNT do të angazhohet në organizimin e të paktën 3 programeve arsimore të certifikuara ose joçertifikuara për stafin e “Maarif”-it, përfshirë kurse të zhvillimit profesional, seminare tematike dhe trajnime për ngritjen e kualifikimeve të mësimdhënësve.

Ky partneritet dëshmon përkushtimin e vazhdueshëm të dy institucioneve për të mbështetur komunitetin arsimor, për a nxitur shkëmbimin e ekspertizës dhe për të krijuar kushte sa më favorizuese për stafet akademike dhe administrative.

Marrëveshja hyn në fuqi ditën e nënshkrimit dhe do të shërbejë si kornizë e rëndësishme e bashkëpunimit të ndërsjellë në të ardhmen.

🔗 https://url-shortener.me/QA89 🇦🇱
🔗 https://url-shortener.me/QA8B 🇲🇰
🔗 https://url-shortener.me/QABO 🇬🇧