”Arifhikemti” feston ditëlindjen, nuk do ta besoni sa vjet i bëri sot
Ditë e shënuar për aktorin e njohur Xhevdet Jashari apo i njohur për publikun si ”Arifhikmeti” nga seriali vendor ”O sa mirë” është një nga aktorët, i cili me humorin e tij të veçantë rrëmbeu zemrat e shumë njerëzve. ”Arifhikmeti” një personazh që luante rolin e tetovarit, sot ka ditë të veçantë. Ai sot feston ditëlindjen e tij të 40-të, shkruan rtv21.tv
Me rastin e ditëlindjes, aktori po merr urime të shumta nga familjarë, miqë, kolegë dhe fansa të shumtë të tij. Kjo shihet nga mesazhet e shumta që kanë vërshuar në llogarinë e tij në facebook dhe jo vetëm. Xhevdet Jashari ka luajtur deri tani një numër të madh të roleve, derisa për publikun në Kosovë u bë i njohur nga roli i ”Arifhikmetit”./21Media